
Nuk ka kush e ndal Manchester City-n në këtë sezon të ri të Premier League.
Qytetarët fituan ndeshjen e radhës me përmbysje përballë West Ham, i cili udhëhiqte në pjesën e parë.
Doku, Silva dhe i përhershmi Halaand, ishin ata që i dhuruan 3 pikët e radhës ekipit të Guardiolas, në një takim të kontrolluar totalisht prej tyre.
Në ndeshjet e tjera të kësaj të shtunë, United humbi në shtëpi ndaj Brighton 1-3, teksa Tottenham ktheu rezultatin në extremis ndaj Sheffield United 2-1.
Ndërkohë që Liverpool fitoi më herët ndaj Wolves me rezultatin 3-1 në transfertë. (A2 Televizion)