Kërkohet dorëheqja e qeverisë, çekët nacionalistë kundër mbështetjes së Ukrainës

Nga A2 CNN
16 Shtator 2023, 17:35 | Bota
Kërkohet dorëheqja e qeverisë, çekët

Mijëra çekë u mblodhën të shtunën në Pragë për të protestuar kundër politikave ekonomike të qeverisë dhe mbështetjes së saj për Ukrainën.

Protestuesit mbanin në duar pankarta, mes të cilave kërkohej dhe dorëheqja e kryeministrit Petr Fiala dhe qeverisë së tij.

Manifestimi ishte organizuar nga lëvizja opozitare joparlamentare Pro, teksa në shesh dolën të paktën 10 mijë persona. Lëvizja PRO ndjek linjën nacionaliste, pro Rusisë dhe kundër perëndimit.

Që nga nisja e luftës në Ukrainë, Çekia është vënë në mbrojtje të saj dhe shpesh herë ka dërguar ndihma ushtarake drejt Kievit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos