
Një fitore spektakolare ka marrë Interi në derbin më të zjarrtë të Italisë, duke mundur rivalët e qytetit, Milanin me rezultatin e thellë 5-1.
Një takim tepër i bukur për të gjithë sportdashësit, por që përfundoi sërish me fitoren e zikaltërve, të cilët i mundën djemtë e Piolit për herën e 5 radhazi.
Interi e nisi takimi me gol, me anë të Mkhitaryan në minutën e 5. Teksa Milani po rriste kontrollin e topit, në një kundërsulm perfekt, vendasit shënuan dhe golin e dytë me anë të një goditje precizioni dhe të fortë të Thuram.
Në pjesën e dytë, takimi u bë dhe më i luftuar dhe kuqezinjtë gjetën rrjetën në minutën e 57 më anë të Leao, për të hapur vrullshëm ndeshjen. Por 12 minuta më vonë ishte sërish Mkhitaryan ai që la pa lëvizur portierin Magnan.
Në 79, vendasit fituan një 11-metërsh, i cili u shndërrua në gol nga Calhanoglu, teksa trajneri Inzaghi gjeti 10 minuta kohë dhe për të futur në lojë Kristian Asllanin, i cili vinte nga dy ndeshje tepër të rëndësishme me Shqipërinë në eliminatoret e Euro2024.
Në minutën e 93 vjen dhe goli i pestë nga Frattessi, duke vulosur në këtë mënyrë dhe fatin e kësaj ndeshje 5-1.
Me këtë fitore, Interi nis shkëputjen në krye të tabelës, teksa Milani shënoi kështu humbjen e parë në 4 javë kampionat. (A2 Televizion)