Russell Brand akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual, gratë të gatshme të “bërtasin” historinë e tyre

Nga A2 CNN
16 Shtator 2023, 17:49 | Showbiz
Russell Brand akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual, gratë

Komediani dhe aktori Russell Brand është vënë në qendër të akuzave për përdhunim, sulme seksuale dhe abuzim emocional gjatë një periudhe shtatëvjeçare, që përkon me kulmin e famës së tij. Katër gra po pretendojnë për sulme seksuale të ndodhura midis viteve 2006 dhe 2013. Hetimi është publikuar në faqen e internetit të Sunday Times.

Një grua pretendon se Brand e përdhunoi pas një muri në shtëpinë e tij në Los Anxhelos. Ajo u trajtua në një qendër të krizës së përdhunimeve teksa The Times thotë se ka parë të dhëna mjekësore që konfirmojnë denoncimin.

Një grua e dytë pretendon se Brand e sulmoi kur ishte në fillim të të 30-ave dhe ajo ishte 16 vjeçe, ende në shkollë. 

Gruaja e tretë pretendon se Brand e ka sulmuar seksualisht ndërsa ajo punonte me të në Los Anxhelos dhe se ai kërcënoi se do të merrte masa ligjore nëse ajo i tregonte dikujt tjetër.

Gruaja e katërt pretendoi se ishte sulmuar seksualisht nga Brand dhe ai po abuzonte fizikisht dhe emocionalisht ndaj saj.

 Shumica e grave, për të cilat Times tha se nuk e njohin njëra-tjetrën, kanë zgjedhur të mbeten anonime, por pranojnë të tregojnë historinë e tyre. Brand i ka mohuar akuzat dhe tha se marrëdhëniet e tij kanë qenë “gjithmonë konsensuale”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos