
Lirimi nga burgu ka qenë një çlirim i madh për Emma Coronel, e njohur si e dashura e zotit famëkeq të drogës, kreut të kartelit të Sinaloas, El Chapo.
Bukuroshja brune duket se është përshtatur shpejt me jetën jashtë mureve dhe hekurave të qelisë, duke u shfaqur në një festë VIP-ash në Los Angeles të premten mbrëma.
Eventi u organizua nga avokatja e Coronel, Mariel Colón Miró – i cili tani është një këngëtar – në vendin e njohur si “El Farallon”.
Ish-mbretëresha e bukurisë, e cila u martua me El Chapo kur ishte adoleshente, u dënua me tre vjet burg për trafik droge dhe pastrim parash nga një gjykatës amerikan në nëntor 2021.
Coronel u la e lirë të mërkurën pasi kreu gati dy vjet dënim, por do të jetë nën mbikëqyrje për katër vitet e ardhshme.
Guzman u ekstradua nga Meksika në Shtetet e Bashkuara në vitin 2017 dhe u dënua në korrik 2019 me burgim të përjetshëm.
Ai do të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në burgun famëkeq ADX Supermax në Firence, Kolorado, i konsideruar gjerësisht si burgu më i sigurt në botë.
Gjatë gjyqit të saj, Coronel mohoi të jetë e përfshirë në biznesin kryesor të kartelit Sinaloa, i cili nën udhëheqjen e bashkëshortit të saj ka trafikuar qindra ton kokainë, heroinë, metamfetaminë dhe droga të tjera në Shtetet e Bashkuara.
Gjatë gjyqit ajo pranoi se e ndihmoi El Chapo-n të trafikonte të paktën 450 kilogramë kokainë, 90 kilogramë heroinë dhe gati 90,000 kilogramë marihuanë në SHBA gjatë disa viteve.
Sipas akuzës, Coronel po ashtu ndihmoi në arratisjen spektakolare të Guzman në vitin 2015 nga një burg meksikan. (A2 Televizion)