Roma shkatërron Empolin, shënon edhe Lukaku

Nga A2 CNN
17 Shtator 2023, 21:16 | Futboll
Roma shkatërron Empolin, shënon edhe Lukaku

Roma shkatërroi 7-0 Empolin në “Olimpico”, në një ndeshje ku gjithçka shkoi në favor të saj.

Kjo ishte fitorja e parë e verdhekuqve në këtë sezon të Serisë A dhe më e thella me Jose Mourinho në drejtim.

Që në minutën e parë, Roma fitoi penallti dhe Dybala e ktheu në gol.

Në minutën e tetë, Renato Sanches dyfishoi rezultatin. Autogoli i Grassit i çoi shifrat në 3-0, ndërkohë që në pjesën e dytë shënuan edhe Dybala (55’), Cristante (80’), Lukaku (82’) dhe Mancini (86’).

Pas 4 ndeshjesh, Roma ka 4 pikë, duke u renditur në vendin e 12 të Serisë A. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos