Tension te Napoli, Kvaratskhelia s’e kapërdin dot zëvendësimin dhe shpërthen ndaj Garcias

Nga A2 CNN
17 Shtator 2023, 09:53 | Futboll
Tension te Napoli, Kvaratskhelia s’e kapërdin dot

Ata janë kampionët në fuqi të Seria A, por pavarësisht se nuk shitën asnjë prej yjeve në merkaton e verës, duket se ikja e Luciano Spalleti-t i ka dobësuar.

Napoli renditet përkohësisht në vendin e 5-të me vetëm 7 pikë të grumbulluara në katër ndeshje këtë sezon dhe barazimi 2-2 në Xhenova ka nxjerrë në pah krisjen e grupit.

Dyshja magjike Osimhen-Kvaratskhelia nuk po ndez më, ndërsa sulmuesi gjeorgjian nuk duket aspak i lumtur me zgjedhjet e teknikut Rudi Garcia.

Kamerat në stadiumin “Luigi Ferraris” kanë fiksuar momentin e zëvendësimit të Khvicha në minutën e 89-të, me mesfushorin që nuk nguron të shprehë trishtimin.

la situazione spogliatoio-#Garcia spiegata da #Kvara.#GenoaNapoli pic.twitter.com/wNoSEcRx8F

Goli mungon që nga marsi për Kvaratskhelia dhe tensioni te Napoli ka filluar të rritet. Zëvendësimi me Zerbinin menjëherë pas barazimit dhe para sulmit përfundimtar nga Garcia i habiti të gjithë dhe më tepër mërziti vetë gjeorgjianin.

Çfarë po bën?? Po pse??“, lexohet të thotë me mimikën dhe gjestet futbollisti, që i drejtohet me duar e këmbë trajnerit në pankinë.

Garcia refuzoi të komentonte episodin pas ndeshjes, duke u ndalur te meritat e Zerbinit, por pas një viti urtësie dhe qetësie nga Kvaratskhelia, shenja e parë e tensionit u dha në ndeshjen e tretë me teknikun e ri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos