Çudi në “La Liga”, lojtarët pinë kafe në aeroport dhe humbasin avionin para sfidës me Sevilla-n

Nga A2 CNN
17 Shtator 2023, 07:54 | Futboll
Çudi në “La Liga”, lojtarët pinë kafe në

Duket qesharake dhe për të ardhur keq që ndodh në një kampionat si “La Liga”, por lojtarët e klubit të “Las Palmas” raportohet se kanë humbur fluturimin drejt Sevillas, ku do të përballen sot në mbrëmje me andaluzianët, pasi po pinin kafe në aeroport.

15 futbollistë dhe 2 fizioterapistë të klubit sipas Cadena Ser kanë shkuar për të pirë kafe në zonën neutrale të aeroportit të “Gran Canaria”, pasi iu tha fillimisht se avioni do të nisej me vonesë.

Ata janë shpërqëndruar aq shumë sa nuk arritën në portën e imbarkimit në kohë, duke mos hipur në avionin që çoi në Madrid pjesën tjetër të ekipit, e ku më pas kishin një tjetër fluturim tranzit për në Sevilje.

Pas këtij telashi të krijuar nga futbollistët, klubi i Las Palmas ka ndërhyrë duke organizuar një udhëtim me charter drejt Sevijas, me 15 futbollistët që pritet të jenë të gatshëm për sfidën që do të luhet në mbrëmje në stadiumin Ramón Sánchez-Pizjuán.

Klubi nga Ishujt Kanarie ka lëshuar edhe një deklaratë për mediat në të cilën thuhet se kanë arritur të korrigjojnë incidentin e krijuar me 15 futbollitstët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos