Arrestohen babë e bir nga Durrësi, me 300 kg kanabis në kamion drejt Austrisë

Nga A2 CNN
17 Shtator 2023, 12:25 | Kronikë
Arrestohen babë e bir nga Durrësi, me 300 kg kanabis në kamion

Një kamion i ngarkuar me 300 kilogramë kanabis është ndaluar mbrëmjen e së shtunës në një prej pikave doganore në kufirin shqiptaro-malazez.

Policia bën me dije se droga është gjetur brenda një kamioni që transportonte dërrasa dhe paleta në drejtim të Austrisë dhe në pranga janë vënë babë e bir.

Blutë sqarojnë se në bashkëpunim me policinë Malazeze është duke u hetuar rasti i trafikimit të drogës dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Gjatë natës, në doganën e Malit të Zi, si rezultat i inteligjencës policore dhe kontrollit të detajuar nga autoritetet doganore të Malit të Zi, është  bllokuar një kamion tip “Renault”, i drejtuar nga shtetasi K. O. që shoqërohej nga babai i tij, shtetasi I. O., të dy banues në Durrës.

Gjatë kontrollit në kamionin e ngarkuar me dërrasa dhe me paleta, që kishin destinacion Austrinë, autoritetet doganore të Malit të Zi, gjatë kontrollit të detajuar, kanë gjetur një sasi rreth 300 kg lëndë narkotike cannabis sativa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos