E goditi një automjet nga pas, del nga rruga autobusi i linjës Kombinat-Kinostudio

Nga A2 CNN
17 Shtator 2023, 11:49 | Aktualitet
E goditi një automjet nga pas, del nga rruga autobusi i linjës

Një autobus i linjës Kombinat-Kinostudio ka dalë nga rruga pasditen e së dielës. Mësohet se shkak është bërë një automjet tjetër që e ka goditur autobusin nga pas.

Në momentin e aksidentit, autobusi ka qenë me pasagjerë, por për fat të mirë të lënduar nuk ka.

Si pasojë e aksidentit, është bllokuar kalimi në kryqëzimin e shkollës “Bajram Curri” në kryeqytet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos