Një pjesë e komunitetit rom i vendosur në periferi të qytetit të Kukësit jeton në kushte tejet të vështira.
Dikush me çadra apo tenda te ngritura me ç’të munden dhe të tjerë në ish-godinat e ndërmarrjeve shtetërore, ku mungon uji dritat dhe tualetet, jetesa e tyre nuk fjalë për t’u përshkruar.
Sikur të mos mjaftojnë këto kushte, një tjetër pasojë mjaft e rëndë është fakti që thuajse të gjithë fëmijët e këtij komunitetit nuk dinë as shkrim dhe as lexim dhe nuk frekuentojnë shkollat.
Prindërit e tyre shprehen se nuk kanë as rroba që t’i veshin për t’i dërguar në shkollë.
Shpesh herë këto familje ndryshojnë vendbanim në varësi të mundësive që gjejnë për të mbijetuar dhe kjo bën që të mos integrohen as në programet sociale dhe as në mundësitë për të dërguar fëmijët në shkolla. (A2 Televizion)
