Real Madrid përmbys Sociedad dhe mbetet në krye

Nga A2 CNN
18 Shtator 2023, 07:52 | Futboll
Real Madrid përmbys Sociedad dhe mbetet në krye

Real Madrid fitoi me përmbysje ndaj Sociedad dhe siguroi 3 pikët e radhës në La Liga. Madrilenët e nisën në mënyrën më të keqe, pasi u ndëshkuan që në minutën e pestë me Mugu-ruza.

Megjithatë, reagimi erdhi shpejt. Ishte Valverde që shënoi me fillimin e pjesës së dytë dhe hapi llogaritë e takimit.

Një gol që i dha zemër vendasve që vetëm pak minuta më vonë shënuan dhe golin e dytë me Joselu.

Kaq mjaftoi që skuadra e Ancelottit të merrte fitoren e radhës në La Liga dhe mbetet e para në tabelë me 15 pikë të plota pas 5 javësh.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos