Bashkimi Europian i konsideron të pabaza akuzat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ndaj ndërmjetësuesit Miroslav Lajçak se është bërë palë me Serbinë. Zëdhënësi Peter Stano, nënvizoi se unioni mbështet plotësisht dyshen Borrell-Lajçak në lehtësimin e dialogut.
“Sa i përket deklaratave të bëra nga zotëri Kurti, ne nuk i komentojmë opinionet, sidomos nëse ato përmbajnë pretendime të pabaza. Shtetet anëtare të BE-së, vazhdimisht e kanë bërë shumë të qartë se ata plotësisht përkrahin emisarin e posaçëm, Miroslav Lajçak, sikurse dhe përfaqësuesin e lartë në rolin e tij si lehtësues në dialogun Prishtinë-Beograd. Vendet anëtare, plotësisht e përkrahin këtë dyshe në angazhimin e tyre që të ndihmojnë Kosovën dhe Serbinë që më në fund të vijnë në një nivel që t’i normalizojnë marrëdhëniet”, u shpreh zëdhënësi i BE-së Peter Stano. (A2 Televizion)
