Këto janë edukatoret dhe kuzhinierja që dhunuan në çerdhe 3-vjeçarin në Kosovë

Nga A2 CNN
19 Shtator 2023, 13:58 | Kosova
Këto janë edukatoret dhe kuzhinierja që dhunuan në

Mediat kosovare kanë publikuar fotot e tri grave, dy prej të cilave edukatore dhe një tjetër kuzhiniere, të cilat akuzohet se dhunuan një 3-vjeçar brenda një çerdhe në Fushë-Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur në një çerdhe publike dhe është denoncuar nga daja e të miturit, i cili ka publikuar dhe një video ku duket dhuna.

Sipas familjarëve, i mituri dhunohet brutalisht jo vetëm nga edukatoret, por edhe nga kuzhinierja dhe pastruesja e çerdhes.

“Të nderuar media dhe prindër! Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fushë-Kosovë, në çerdhen shtetërore të fëmijëve ‘Gëzimi ynë’, është rrahur brutalisht nipi im i preferuar Lisi, vetëm 3 vjeç. Shikoni kamerat ku shihet qarte që po rrihet në derë pastaj tërhiqet zvarre, më pas e dërgojnë përsëri në një dhomë pa kamera dhe e rrahin pa mëshirë të 2 “mësueset” e kësaj çerdheje bashkë me pastruesen apo kuzhinieren! Nipi im ka pësuar trauma të rënda psikike dhe nuk mund të flejë më, nipi po përjeton një ankth të madh. Kërkoj nga organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre. Idioteve dhe mostrave të tilla duhet t’i jepet fund një herë e përgjithmonë. Le të jetë rasti i fundit i dhunës ndaj fëmijëve. Dhunueset e tilla nuk e kanë vendin në arsim”, ka shkruar familjari sipër videos.

Fotografitë e personave të akuzuar janë publikuar nga vetë Fatos Geci, daja i vogëlushit të dhunuar. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos