Motori më turistë të huaj përplaset me makinën në aksin Pogradec – Lin

Nga A2 CNN
19 Shtator 2023, 15:03 | Kronikë
Motori më turistë të huaj përplaset me makinën në

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec – Lin, në afërsi të vendit të quajtur “Pojskë”. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një motor i drejtuar nga turistë të huaj, ka dalë nga një rrugë dytësore dhe është përplasur me një mjet. Mësohet se turistja italiane i ka prerë rrugën mjetit, ka kaluar nga një krah në tjetrin kur e ka përplas kamionçina.

Një prej turistëve (dyshohet femër), ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Pogradecit. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore pasi përplasja ka qenë e fortë. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 19.09.2023, rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Pogradec-Lin”, pranë fshatit Piskupat, Pogradec, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., 33 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtuese shtetasen italiane E. R., rreth 31 vjeçe, e cila për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 33-vjeçari ndodhet në vendngjarje.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur, si pasojë e prerjes së menjëhershme të rrugës nga drejtuesja e motomjetit, e cila ka qenë duke dalë me mjetin e saj nga pjesa buzë liqenit të Ohrit, në rrugë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, dokumentimin e ngjarjes si dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos