Sekuestrohen 204 pako me mallra kontrabandë me vlerë rreth 15 000 euro, dy të arrestuar në Tiranë

Nga A2 CNN
19 Shtator 2023, 12:40 | Kronikë
Sekuestrohen 204 pako me mallra kontrabandë me vlerë rreth 15 000

Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas, punonjës të një poste private, që magazinonte dhe shpërndante mallra të kontrabanduara, ndërsa është shpallur në kërkim administratori i kësaj poste.

Mësohet se vlera e mallrave të sekuestruar kap shifrën e rreth 15 mijë eurove.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Delivery 2”, për goditjen e kontrabandës së mallrave. Vihen në pranga 2 shtetas, punonjës të një poste private që magazinonte dhe shpërndante mallra të kontrabanduara. Shpallet në kërkim administratori i kësaj poste. Sekuestrohen 204 pako me mallra të ndryshme të kontrabanduara, me vlerë rreth 15 000 euro.

Si rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit Xh. Z., 28 vjeç dhe F. B., 28 vjeç, banues në Tiranë, punonjës të një poste private. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi L. S., 30 vjeç, banues në Tiranë, administrator i kësaj poste.

Në rrugën “5 Maji”, gjatë kontrollit të magazinave të postës private me administrator shtetasin L. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 204 pako me mallra të ndryshme, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave”, njofton Policia e Tiranës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos