“Bëni kujdes, është i armatosur”, thirrja e policisë ndaj qytetarëve

Nga A2 CNN
20 Shtator 2023, 18:49 | Kronikë
“Bëni kujdes, është i armatosur”, thirrja e

Policia po vijon ndjekjen dhe kontrollin e zonës për kapjen e personit të armatosur, shtetasit Klerent Bozhanaj, 42 vjeç, që plagosi punonjësin e Policisë mbrëmjen e së mërkurës.

Në të njëjtën kohë, i ka bërë thirrje qytetarëve “që kushdo që ndeshet të bëjë kujdes pasi ky shtetas është i armatosur, dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet e Policisë”.

“DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 20000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, lexohet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos