“Obelisku”, merret vendimi për 6 personat që u arrestuan me armë në një lokal në Vlorë

Nga A2 CNN
20 Shtator 2023, 09:15 | Kronikë
“Obelisku”, merret vendimi për 6 personat që u arrestuan

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë vendos masën e sigurisë “arrest me burg” për të gjashtë personat e arrestuar në operacionin ” Obelisku”.

Gjykata ka vendosur të lërë në fuqi masën shtrënguese të “arrestit me burg” për Santiljano Basho dhe Mariglen Aliaj, të cilët u ndaluan në flagrancë nën akuzën e “armëmbajtjes pa leje”.

Në burg me afat 45 ditë mbetën edhe 4 personat e akuzuar për “moskallëzim krimi”.

Bruno Shehu, 

Mehmet Hoxhaj, 

Beraldo Xhindi, 

Kevin Metaj. 

Në mesin e tyre edhe pronari dhe kamerieri lokalit ku u ndaluan personat që posedonin armë. 

Kujtojmë se, aksioni policor i koduar “Obelisku” u zhvillua mbrëmjen e së dielës nga forcat RENEA, FNSH dhe Drejtoria Vendore e Policisë së Vlorës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos