Tiranë, polici plagoset me armë zjarri nga një person në kërkim

Nga A2 CNN
20 Shtator 2023, 17:40 | Kronikë
Tiranë, polici plagoset me armë zjarri nga një person në

Një patrullë e repartit “Shqiponja”, në ndjekje të një personi të dyshimtë, është qëlluar nga një person i shpallur në kërkim dhe për pasojë ka mbetur i plagosur punonjësi i policisë me inicialet E.A.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hysen Xhura”, në kryeqytet.

Punonjësi i Policisë është në sallën e operacionit, ndërsa Policia është vënë në ndjekje të autorit.

Njoftimi i Policisë:

Në lagjen “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” pasi kanë marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, janë vënë në ndjekje të personit të dyshuar.

Gjatë ndjekjes, personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja”, dhe si pasojë është plagosur një prej efektivëve, inspektor E. A., i cili është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Në ndjekje të personit të armatosur janë venë shërbimet e tjera të Forcave “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme, dhe Njësitë Speciale Operacionale, janë bllokuar hyrje-daljet e të gjitha rrugëve, dhe vijon kontrolli për kapjen e personit të armatosur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos