All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Bota në prag të luftës bërthamore”, Papa Françesku paralajmëron rikthimin e krizës së Kubës në 1962-n

Nga A2 CNN
20 Shtator 2023, 10:11 | Bota
“Bota në prag të luftës bërthamore”, Papa
All - Paragraf - 1

Papa Françesku ka paralajmëruar se bota është në prag të një lufte bërthamore, ngjashëm sikur kriza raketore e Kubës e vitit 1962. Kreu i Vatikanit këtë deklaratë e bëri dje gjatë një konference ndërkombëtare në Oslo në ceremoninë e 60-vjetorit të enciklikës papale të botuar nga Papa Gjon XXIII, “Pacem in Terris”.

Në mesazhin e tij, sipas Vatican News, Papa tha se konferenca po zhvillohet “ndërsa bota jonë vazhdon të jetë nën shtrëngimin e Luftës së Tretë Botërore, e cila po zhvillohet gradualisht dhe në rastin tragjik të konfliktit në Ukrainë, ku nuk mungon kërcënimi i përdorimit të armëve bërthamore”.

All - Paragraf - 3

Ai bëri një krahasim midis situatës aktuale dhe kohës që i parapriu botimit të “Pacem in Terris”, ku kriza lidhur me vendosjen e raketave në Kubë në tetor të vitit 1962, e solli botën në mënyrë të rrezikshme pranë shkatërrimit bërthamor.

Duke i kërkuar konferencës që të përqendrohet në seksionet e “Pacem in Terris” që trajtojnë çarmatimin dhe mënyrat për të arritur paqen afatgjatë, Papa tha se “një botë pa armë bërthamore është e mundur dhe e nevojshme”.

Ai kujtoi gjithashtu deklaratën e tij nga Memoriali i Paqes në Hiroshima në vitin 2019, kur tha se “përdorimi i energjisë atomike për qëllime lufte është imorale, ashtu siç është imorale edhe posedimi i armëve bërthamore”. Lidhur me armët konvencionale, ai tha se ato “duhet të përdoren vetëm për qëllime mbrojtëse dhe jo të drejtohen drejt objektivave civile”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos