Pas konfirmimit të sopranos Ermonela Jaho, për mësime, trajnime dhe masterklase në teatrin e Operas dhe baletit, në këtë institucion rikthehet edhe një tjetër artist ndërkombëtar.
Këtë herë koreografi Angjelin Preljocaj vjen jo vetëm me një shfaqje, por edhe për të ndarë ide me artistët shqiptarë.
Pas debatit për pagesa të larta të papërballueshme për studentët shqiptarë, artistët këtë herë do të vijnë falas.
Po si është ndërtuar programi i festivalit ndërkombëtar të kërcimit kontemporan?
“Pjesa e festivalit të danc-it kontemporan mbetet pjesa bërthamë e eventit, por është e pasuruar me shumë takime të tjera, ku janë katër ekspozitat të artit bashkëkohor nga artistë shqiptarë. Domethënë këto janë evente që e pasurojnë. Paralelisht janë workshop-et që e pasurojnë çdo ditë.”
Festivali ndërkombëtar i kërcimit kontemporan do të zgjasë gati një muaj. (A2 Televizion)
