Sot Shqipëria në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit, Rama publikon foton i ulur në stol nga oborri i OKB-së

Nga A2 CNN
20 Shtator 2023, 06:45 | Politikë
Sot Shqipëria në krye të tryezës së Këshillit

Kryeministri Rama ka publikuar një foto i ulur në stol në oborrin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Kreu i qeverisë shihet teksa qëndron i ulur në stol, ndërsa është i përqendruar në telefon.

“Foto nga oborri i OKB-së, ku sot Shqipëria do të ulet në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit”, shkruan kryeministri.

Rama shton se vendi ynë do të drejtojë një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë foto nga oborri i OKB-së, ku sot Shqipëria do të ulet në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit, për të drejtuar një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Këshilli i Sigurimit do të mblidhet sot për të diskutuar për pushtimin rus të Ukrainës dhe seanca do të drejtohet nga presidenca shqiptare.

Do të jetë hera e parë, që prej fillimit të luftës, që Presidenti Zelensky do të jetë në Kombet e Bashkuara dhe në Këshillin e Sigurimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos