U përplas nga një kamioçinë në Pogradec, turistja italiane niset me helikopter drejt Traumës

Nga A2 CNN
19 Shtator 2023, 16:44 | Kronikë
U përplas nga një  kamioçinë në Pogradec, turistja

Turistja italiane, që u përplas ditën e sotme nga një një kamioçinë në aksin Pogradec-Lin pranë zonës së quajtur Pojskë, është nisur me helikopter drejt Tiranës.

33-vjeçarja Elena Radeeli u transportua drejt Traumës pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas policisë,  turistja kishte qëndruar në një lokal buzë rrugës kryesore dhe teksa po hynte në rrugë me motor, i preu rrugën kamionçinës. Për pasojë, ajo mori dëmtime tepër të rënda në këmbë.

Pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Pogradecit, 33-vjeçarja u nis për drejt traumës për ndihmë më të specializuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos