Ekstradimet nga Dubai, Ministria e Drejtësisë nis punën për marrëveshje me Emiratet

Nga A2 CNN
21 Shtator 2023, 14:49 | Kronikë
Ekstradimet nga Dubai, Ministria e Drejtësisë nis punën për

Ministria e Drejtësisë ka nisur punën për lidhjen e një marrëveshjeje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje nga të dy palët do ta zhbënte Dubain, si një strehë të sigurt për disa të shumëkërkuar të drejtësisë shqiptare.

Burime pranë Ministrisë së Drejtësisë konfirmuan dërgimin e 3 draft-marrëveshjeve në Ministrinë e Jashtme me qëllim përcjelljen në Emiratet e Bashkuara Arabe. Përmes tyre kërkohet vendosja e rregullave të mirëpranuara nga dy palët për bashkëveprim në fushën penale, ekstradim të personave të akuzuar për vepra penale, si edhe transferim të të dënuarve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos