Klered Bozhanaj ende i lirë, zbardhet dinamika e ngjarjes ku mbeti i plagosur efektivi

Nga A2 CNN
21 Shtator 2023, 13:46 | Kronikë
Klered Bozhanaj ende i lirë, zbardhet dinamika e ngjarjes ku mbeti i

Mbi dhjetëra kontrolle në qytete të ndryshme të vendit janë bërë nga policia për të arrestuar Klered Bozhanaj, por ende asnjë gjurmë e 41-vjeçarit që plagosi efektivin e policisë Edlir Alleshi.

Kontrollet u ushtruan në Elbasan, Durrës por edhe Vlorë nga ka origjinën Bozhanaj, ndërsa në Tiranë hetuesit mbërritën sërish për të marrë në pyetje dëshmitarë pasi agresori banon në afërsi të zonës.

41-vjeçari ndiqej nga dy efektivë të patrullës Shqiponja, të cilët kishin marrë informacione se në afërsi të bllokut të pallateve në një lulishte shpërndahej lëndë narkotike.

Efektivët që lëviznin me motor, pasi kanë parë Bozhanajn i kanë bërë shenjë të ndalojë, por ai nuk i është përgjigjur dhe larguar me vrap deri në afërsi të hyrjes së pallatit aty ku 41-vjeçari qëlloi me armë dhe plagosi Edlir Alleshin.

Për ngjarjen e rëndë policia ofroi dhe 20 mijë euro për këdo që jep informacion për të dyshuarin i cili mendohet se është në depresion por edhe i rrezikshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos