All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Zbulohet arsenal armësh e municionesh të fshehura në një banesë, arrestohet 70-vjeçari në Durrës

Nga A2 CNN
22 Shtator 2023, 08:29 | Kronikë
Zbulohet arsenal armësh e municionesh të fshehura në një
All - Paragraf - 1

Sokol Buli 70 vjeç është arrestuar nga policia në Durrës, pasi është pronari i një banese ku u zbulua një arsenal me armë e municione.

Policia njofton se arrestimi i të moshuarit është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Types”.

All - Paragraf - 3

Gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur, kallashnikovë, armë zjarri, gjahu dhe municione. I arrestuari pritet të përballet me veprën penale “armëmbajtje pa leje”.

“Durrës/Kontrolle intensive, të mbështetura nga inteligjenca policore, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet një arsenal armësh, i përbërë nga armë zjarri, pjesë armësh zjarri, armë gjahu, armë të ftohta dhe një sasi e konsiderueshme municioni luftarak. Arrestohet në flagrancë shtetasi që i kishte fshehur në banesë, armët dhe municionin.

Si rezultat i kontrolleve dhe i patrullimeve në terren, të kryera me qëllim konstatimin dhe goditjen e mbajtjes pa leje të armëve, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Types”, kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte në banesën e tij, në fshatin Likmetaj, disa armë të llojeve të ndryshme.

All - Paragraf - 6

Në bazë të këtyre informacioneve, këto shërbime, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, kanë ndërhyrë menjëherë në këtë banesë dhe si rezultat i kontrolleve në ambientet e saj, kanë gjetur dhe kanë sekuestruar me cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov, pjesë armësh zjarri, 2 armë gjahu, 462 fishekë të këtyre armëve dhe 1 armë të ftohtë (thikë).

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga pronari i banesës, i cili kishte fshehur arsenalin e armëve dhe të municionit, shtetasi S. B., 70 vjeç. Kallashnikovi u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore, për të verifikuar nëse është përdorur apo jo, për ngjarje kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.” (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos