Vrasje me armë zjarri në fshatin Hot i Ri në Shkodër

Nga A2 CNN
21 Shtator 2023, 20:54 | Kronikë
Vrasje me armë zjarri në fshatin Hot i Ri në Shkodër

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Shkodër, në fshatin Hot i Ri mbrëmjen e së enjtes.

Sipas policisë Shkodër, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta. Viktima është V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.

Ndërkohë, janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos