
Një vatër zjarri është aktivizuar në Darëzezë të Fierit, në zonën e quajtur Pertiq.
Flakët janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar pyllin me pisha.
Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje në përpjekje për të neutralizuar flakët të cilat ndodhën pranë zonës së banuar. Në ndihmë të tyre janë angazhuar me mjete rrethanore edhe banorë të zonës.
Sot në qarkun Fier kanë qenë aktive 11 vatra zjarri, nga të cilat tre janë aktive aktualisht, në Marinzë, Peshtan dhe Darëzezë.
Të gjitha repartet zjarrfikëse janë të angazhuara për neutralizimin e flakëve, të Fierit, Patosit, Roskovecit, Albpetrolit dhe është kërkuar ndihmë nga bashkia Dimal.
Ndërkohë vatra më problematike mbetet Darëzeza, ku ndodhen tre mjete zjarrfikëse dhe shumë forca vullnetare. Në bazë të vlerësimit të situatës është bërë kërkesë për ndërhyrje nga ajri. (A2 Televizion)