Peqini organizon panairin e parë agroturistik, promovim dhe mbështetje

Nga A2 CNN
22 Shtator 2023, 14:14 | Aktualitet
Peqini organizon panairin e parë agroturistik, promovim dhe mbështetje

Për herë të parë, në qytetin e Peqinit është organizuar panairi agroturistik. Territori i Bashkisë së Peqinit, ka mjaft prodhime bujqësore dhe blegtorale, si dhe një histori të lashtë që në kohën kur qyteti njihej si Enkelana.

Të gjitha këto vlera, ka ardhur koha që banorët e zonës të orientohen që t’i shfrytëzojnë në favor të tyre dhe zhvillimit të agroturizmit.

Nga ana tjetër, fermerët që morën pjesë në këtë panair të parë, kanë kërkuar më shumë mbështetje për aktivitetet e tyre.

Ky panair synohet të bëhet i përvitshëm në qytetin e Peqinit, me shpresën se do të tërheqë më shumë pjesëmarrës dhe do të promovojë më shumë vlerat dhe prodhimet e zonës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos