
Klered Boxhanaj, personi që plagosi efektivin e “Shqiponjave” ka marrë sot masën e sigurimit. Gjykata e ka lënë atë në masën “arrest në burg.”
Policia ka publikuar edhe videon e plagosjes me armë zjarri të efektivit tEdlir Alleshi.
Ngjarja ndodhi tri ditë më parë në rrugën “Hysen Xhurra” në Tiranë, kur efektivët e “Shqiponjave” u vunë në lëvizje pas një telefonate për një person që lëvizte i armatosur në zonën e Kinostudios.
Efektivi u qëllua dy herë në bark nga 41-vjeçari Klered Bozhanaj. Ky i fundit u arrestua 24 orë pas ngjarjes së bashku me armën e krimit me vete. Për kapjen e tij Policia vuri një shpërblim prej 20 mijë eurosh, ndërsa kontrollet u shtrinë në Elbasan, Durrës dhe Vlorë. (A2 Televizion)