Tentoi të fuste në Shqipëri 251 295 euro dhe barna kontrabandë, arrestohet 58-vjeçari në Durrës

Nga A2 CNN
23 Shtator 2023, 09:06 | Kronikë
Tentoi të fuste në Shqipëri 251 295 euro dhe barna

Një 58-vjeçar është arrestuar mëngjesin e së shtunës në Portin e Durrësit pasi tentoi të fuste në Shqipëri para të padeklaruara dhe një sasi medikamentesh kontrabandë.

Bëhet e ditur se 58-vjeçari, banues në lagjen Nr.13 në Durrës vinte nga Italia dhe kishte fshehur automjetin e tij, 251 295 euro dhe medikamente, me qëllim futjen e tyre në Shqipëri, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi.

Shuma e parave dhe medikamentet u sekuestruan nga policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos