Nis votimi në Kukës, vonesa në disa qendra

Nga A2 CNN
24 Shtator 2023, 06:48 | Politikë
Nis votimi në Kukës, vonesa në disa qendra

Ka nisur normalisht procesi i votimi për zgjedhjet e pjesshme lokale në Bashkinë e Kukësit.

Procesi është hapur me disa minuta vonesë në disa Qendra Votimi, por kjo nuk ka penguar votuesit, pasi nuk ka patur qytetarë në radhë në ato momente.

Në zgjedhjet e kësaj të diele kanë të drejtë vote rreth 46 mijë qytetarë teksa votohet mes Albert Halilajt dhe Emri Vatës.

Zgjedhjet në Kukës zhvillohen pas skandalit që përfshiu ish-kryebashkiakun Safet Gjici, disa javë pasi fitoi zgjedhjet e 14 majit. Ai u shfaq në një video duke kryer marrëdhënie intime me Alma K. brenda në ambientet e zyrës së bashkisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos