Dialogu Kosovë-Serbi “zbret” në SHBA, Kurti e cilësoi palë me Vuçiç, Begaj e takon Lajçak në Nju Jork

Nga A2 CNN
23 Shtator 2023, 15:58 | Politikë
Dialogu Kosovë-Serbi “zbret” në SHBA, Kurti e cilësoi

Pesë ditë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e cilësoi si “palë me Serbinë” të dërguarin e posaçëm për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak është takuar në New York me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj.

Presidenti i Serbisë dhe Lajçaku reaguan me të njëjtin mendim dhe me njëjtën shpërfillje të koordinuar. Lajçaku dhe Vuçiçi, ishin koordinuar me një qëllim, të bëjnë të pamundurën një skenar në të cilin marrëveshja zbatohet në plotësi. 14 shtator pati një pozicion të ndërmjetësit kundër Kosovës dhe kundër marrëveshjes bazike në veçanti”, tha Kurti pesë ditë më parë.

Ndërkohë, takimi në SHBA me Begajt dhe Lajçak është zhvilluar në kuadër të Javës së Debatit të Përgjithshëm të Sesionit 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Kosova dhe tensionet që kanë dominuar diskutimet mbi dialogun Prishtinë-Beograd kanë qenë në fokusin e takimit dypalësh.

Kreu i Shtetit është shprehur se roli BE-së në këtë proces dhe në të gjitha zhvillimet e rëndësishme në rajonin tonë, është me rëndësi të veçantë.

Begaj po ashtu ka siguruar Lajčák se Shqipëria mbetet e vendosur të vijojë të luajë rolin e saj për de-eskalimin e situatës së tensionuar midis dy vendeve dhe rikthimin në tryezën e dialogut.

Kujtojmë se pas akuzave të Albin Kurtit, Lajçak ka marrë mbështetjen e Perëndimit, me Bashkimin Europian dhe SHBA që i kanë kërkuar qeverisë në Prishtinë të ndryshojë qasje në dialogun me Serbinë duke marrë në konsideratë detyrimet e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos