
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka publikuar në rrjetet sociale foton e efektivit të policisë Afrim Bunjaku që humbi jetën në detyrë, pasi u sulmua nga disa persona të armatosur në Leposaviq.
Pacolli e cilëson sulmin një akt terrorist, teksa ngushëllon dhe familjarët e viktimës.
“Gjatë natës ka mbetur i vrarë njëri prej policëve tanë hero, Afrim Bunjaku, ndërsa një tjetër është plagosur. Ky është një sulm i rëndë ndaj ligjit dhe rendit, dhe nuk është gjë tjetër veçse një akt terrorizmi dhe duhet trajtuar si i tillë. Ngushëllimet e mia familjes Bunjaku, ndërsa policit tonë të lënduar i uroj shërim të shpejtë. Opozitë dhe pozitë, duhet të jemi të gjithë të bashkuar në këto momente”, shkruan Pacolli. (A2 Televizion)