Vijojnë të shtënat ndaj Policisë së Kosovës, qëllohet stacioni policor në Leposaviq

Nga A2 CNN
24 Shtator 2023, 15:55 | Kosova
Vijojnë të shtënat ndaj Policisë së Kosovës,

Është ende e nxehtë situata në veri të Kosovës, pas vrasjes së një rreshteri të policisë dhe plagosjes së një tjetri.

Të shtëna sporadike në drejtim të forcave të Kosovës, raportohen nga disa drejtime, ku mendohet se janë pozicionuar personat e maskuar.

Sipas mediave të Kosovës, autorët e sulmit vazhdojnë të qëndrojnë ende në Manastirin e Banjska me mjete të blinduara, ndërkohë që kanë qëlluar dhe ndaj stacionit policor në Leposaviq. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos