Pamjet me dron të fabrikës së djegur në Maminas

Nga A2 CNN
24 Shtator 2023, 10:48 | Aktualitet
Pamjet me dron të fabrikës së djegur në Maminas

A2 CNN ka arritur të sigurojë pamjet nga lart të fabrikës së bojërave në Maminas, e cila u përfshi nga flakët mbrëmjen e djeshme, duke bllokuar për orë të tëra autostradën Tiranë-Durrës dhe shkaktuar panik te banorët e zonës për shkak të depove të gazit që ndodheshin pranë saj.

Nga pamjet shihet qartë dëmi i madh që ka shkaktuar zjarri në fabrikë, që fatmirësisht nuk shkaktoi viktima, pasi punonjësit e saj ishin larguar më herët.

Në një prononcim për A2 CNN, pronari i fabrikës deklaroi se volumin më të madh të punës e kishte me klientë të mëdhenj jashtë vendit dhe mosrespektimi i kontratave me ta për shkak të zjarrit është dëmi më i madh i shkaktuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos