
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier dënoi ashpër sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku një efektiv humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur.
“Policia e Kosovës ka legjitimitet të plotë për të garantuar sundimin e ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ne e pranojmë dhe respektojmë rolin e saj si përgjigja e parë ndaj emergjencave dhe situatave të krizës”, u shpreh ambasadori Hovenier.
Me tej, diplomati amerikan shkruan se personat që organizuan këto vepra kiminale duhet të dalin sa më shpejt përpara drejtësisë për të marrë dënimin e merituar.
Hovenier iu shprehu ngushëllime familjarëve të policit të vdekur, ndërsa shërim të shpejtë të plagosurit
Ambasadori gjithashtu deklaroi se vlerëson koordinimin e vazhdueshëm në mes të Policisë së Kosovës, misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX.
Të njëjtin qëndrim mbajti dhe ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, i cili shpërndau në rrjetet sociale postimin e homologut amerikan. (A2 Televizion)