Situata në veri, Osmani ndërpret vizitën në Nju Jork, mblidhet Këshilli i Sigurisë

Nga A2 CNN
24 Shtator 2023, 15:55 | Kosova
Situata në veri, Osmani ndërpret vizitën në Nju Jork,

Pas zhvillimeve të rënda në veri, ku persona të armatosur vranë një polic dhe plagosën një tjetër, presidentja Osmani ka ndërprerë vizitën e saj në Nju Jork dhe është nisur drejt Kosovës.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Nju Jork, shkaku i zhvillimeve në veri të vendit, i ka anuluar të gjitha aktivitetet e parapara për të hënën dhe të martën dhe qysh sot do të niset për në Kosovë”, tha zëdhënësi Kupina.

Më herët, në një reagim për këtë ngjarje, Osmani u shpreh se bëhet fjalë për një sulm të organizuar nga bandat kriminale serbe.

Ndërkohë, që situata ka detyruar kryeministrin Albin Kurti të thërrasë dhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos