
Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, ka reaguar për sulmin në veri të Kosovës. Varhelyi ka dënuar sulmin dhe ka thënë se dhuna duhet të ndalet.
“Dënoj fuqishëm sulmin kundër Policisë së Kosovës në veri të Kosovës. Dhuna duhet të ndalet menjëherë.” – ka shkruar ai në “X”.
Ai ka shprehur ngushëllime familjarëve të policit të vrarë, Afrim Bunjaku.
“I dërgoj ngushëllimet më të thella familjes së policit që vdiq sot paradite dhe u uroj shërim të shpejtë të plagosurve. Ne mbështesim punën e EULEX dhe KFOR-it në terren pasi bëjmë thirrje për hetim të plotë.” – ka thënë ai. (A2 Televizion)