“Duam më shumë bashkëpunim me SHBA”, Osmani: Heqja e masave do të mundësojë rifillimin e dialogut

Nga A2 CNN
22 Shtator 2023, 14:12 | Kosova
“Duam më shumë bashkëpunim me SHBA”, Osmani: Heqja e

Kosova mbetet e përkushtuar për paqe, dialog dhe partneritet, por ka nevojë për më shumë bashkëpunim politik me SHBA-në. Kështu u shpreh presidentja Vjosa Osmani, gjatë një takimi me zëvendëskëshilltarin për Siguri Kombëtare të SHBA-së, Jon Finer.

Sipas një njoftimi, Osmani i tha zyrtarit amerikan se heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës do të mundësojë rifillimin e dialogut, ndërsa e cilësoi përcaktues rolin e SHBA-së.

Presidentja bëri gjithashtu të ditur se vendi ka ndërmarrë hapa për shtensionimin e situatës në veri dhe se është i përkushtuar të punojë me aleatët, veçanërisht Uashingtonin, për të adresuar sfidat e sigurisë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos