Kreu manovra të rrezikshme me makinë, ndëshkohet me gjobë drejtuesi

Nga A2 CNN
25 Shtator 2023, 09:32 | Kronikë
Kreu manovra të rrezikshme me makinë, ndëshkohet me gjobë

Pas denoncimit të bërë nga një qytetar, për një drejtues automjeti që kishte kryer manovra të rrezikshme gjatë qarkullimit, policia e ka identifikuara dhe e ka gjobitur me 40.000 lekë të rinj.

Përmes një videoje, qytetari ka denoncuar manovrat e rrezikshme të drejtuesit të automjetit, duke u bërë burim për aksidente në rrugë.  

Njoftimi i Policisë Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës, pas denoncimit të bërë nga një qytetar, me anë të një videoje, për një drejtues automjeti që kishte kryer manovra të rrezikshme gjatë qarkullimit, ka organizuar punën për kapjen e tij duke intensifikuar kontrollet në të gjitha rrugët e kryeqytetit. 

Si rezultat i kontrolleve, është konstatuar automjeti që shfaqet në video dhe ndaj drejtuesit të tij është vendosur masa administrative 40 000 lekë të rinj, në bazë të nenit 139 të Kodit Penal. 

Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos