Kontrollet me dronë e helikopterë, asgjësohen 5241 bimë narkotike të kultivuara në Shkodër, Krujë, Lezhë dhe Tropojë

Nga A2 CNN
25 Shtator 2023, 12:25 | Kronikë
Kontrollet me dronë e helikopterë, asgjësohen 5241 bimë

Të paktën 5241 bimë kanabisi janë gjetur të kultivuara në Shkodër, Krujë, Lezhë dhe në Tropojë në kuadër të operacionit të koduar policor “Fokusi”.

Policia bën të ditur se 3155 bimë narkotike janë gjetur gjatë kontrollit të territorit të qarkut Shkodër, në kuadër të fazës së 17-të të operacionit policor të koduar “Alpe të pastra”.

Ndërsa, 2 856 bimë janë gjetur në fshatrat Gjuraj, Kasnec, Brashtë, Nenmavriq, Lekaj, Nicaj, Ndërlysaj, Çilkok, Plan dhe Kir, të bashkisë Shkodër; 219 bimë janë gjetur në fshatrat Kroni i Madh dhe Qerret, të bashkisë Vau i Dejës; 80 bimë janë gjetur në fshatin Armiraj të bashkisë Fushë Arrëz.

Kurse, në malësinë e Krujës janë gjetur dhe asgjësuar 1485 bimë narkotike. Në qarkun Lezhë, 570 bimë, 220 bimë narkotike janë gjetur në fshatin Zhejë ndërsa 82 bimë janë gjetur në fshatin Skuraj, të njësisë administrative Mamurras. 268 bimë narkotike janë gjetur në fshatin Gërnac të njësisë administrative Milot. 

Në Tropojë u gjetën 31 bimë kanabisi. Ndërkohë, policia vijon hetimet për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos