
Një grup turistësh të huaj, të cilët ishin bllokuar në kanionin e Langaricës në Përmet, janë shpëtuar nga shërbimet zjarrfikëse të Bashkisë.
Mësohet se shkak janë bërë reshjet intensive dhe dalja nga shtrati e lumit të Langaricës.
Për fat të mirë, asnjëri nga turistët nuk ka pësuar lëndime dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. (A2 Televizion)