Raundi i dytë i regjistrimeve, programet prioritare “joshin” maturantët në Korçë

Nga A2 CNN
25 Shtator 2023, 13:05 | Aktualitet
Raundi i dytë i regjistrimeve, programet prioritare “joshin”

Faza e dytë e regjistrimeve në Universitetin “Fan Noli” të Korçës, ka sjellë surpriza sa i takon aplikantëve për studentë.

Jo vetëm shifrat e aplikimeve janë më të larta krahasuar me vitin e kaluar, por po preferohen programe mësimi që kanë qenë ndër vite me numër të ulët regjistrimesh dhe që rrezikonin të pezulloheshin.

Por sërish ka ende programe studimi që rrezikojnë mbylljen ose pezullimin për shkak të numrit të ulët të regjistrimeve në to.

Deri në këtë fazë, në universitetin “Fan Noli” të Korçës janë regjistruar në sitemin Bachelor 6 për qind më shumë student se viti i kaluar akademik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos