Ndotja e ajrit në nivele tri herë më të larta se limitet e OBSH

Nga A2 CNN
25 Shtator 2023, 14:36 | Aktualitet
Ndotja e ajrit në nivele tri herë më të larta se limitet e

Shtimi i qarkullimit të lëvizjes së automjeteve si pasojë e turizmit dhe temperaturat në nivelet më të larta historike rritën ndotjen e ajrit në vend.

Nga 5 migro-gramë për metër kub që është limiti sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përqendrimi i grimcave të imëta të prodhuara kryesisht nga djegia e lëndëve djegëse fosile, të njohur si PM 2.5 ka rritur në 16 migro-gramë për metër kub.

“Është djegur më shumë karburant si pasojë e shtimit të lëvizjes së automjeteve, por edhe avionëve. Gjithashtu, temperaturat e larta amplifikojnë ndotësit e ajrit.”

Rritja e ndotjes së ajrit nuk po ndodh vetëm në Shqipëri. Një analizë e kryer nga media britanike “The Guardian” tregon se pothuajse të gjithë banorët në shtatë vendet në Europën Lindore, si Serbia, Rumania, Shqipëria, Maqedoninë e Veriut, Polonia, Sllovakia dhe Hungaria, nivelin e ndotjes e kanë dyfish më të lartë se limiti i OBSH-së.

“Ne nuk do duhej të kishim këta tregues. Kjo pasi nuk kemi industri apo prodhim energjie me djegie si vendet e tjera të Rajonit.”

Sipas hartës interaktive të “The Guardian”, (screen recorder) e gjithë Europa po përballet me një “krizë të rëndë të shëndetit publik”, me pothuajse të gjithë njerëzit në kontinent që jetojnë në zona me nivele të rrezikshme të ndotjes ë së ajrit.

“Kjo shton sëmundjet e kancerit me 10 për qind. Gjithashtu, shtohen sëmundjet kardiovakulare etj.”

Sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit, 23 për qind e vdekjeve në Shqipëri shkaktohen nga probleme mjedisore që kthehen në probleme shëndetësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos