
Trajneri i Chelsea, Mauricio Pochettino, ka deklaruar se kthimi në fushë i Armando Brojës pas 9 muajsh mungesë për shkak dëmtimi ishte gjëja e vetme pozitive në humbjen e Chelsea ndaj Aston Villa, ditën e diel.
“Ishte bukur të shihje Brojën pas 9 apo 10 muajsh. I duhet pak besim gjithashtu. Jemi ekip i ri dhe jemi në një proces ku të gjithë duhet të mësojnë nga njëri-tjetri. Është e vështirë të gjesh gjëra pozitive kur humb, por duhet të përpiqemi”, tha Pochettino.
Armando Broja mund të aktivizohet sërish me Chelsea më shpejt sesa pritej, pasi sulmuesi titullar i “Bluve”, Nicolas Jackson, nuk do të jetë gati të luajë ndeshjen e radhës, për shkak kartonësh. (A2 Televizion)