Cikalleshi dëmtohet në kofshë, Sylvinho me “dhimbje koke”

Nga A2 CNN
25 Shtator 2023, 10:32 | Futboll
Cikalleshi dëmtohet në kofshë, Sylvinho me “dhimbje

Lajme të këqija për trajnerin Sylvinho, disa ditë para duelit me Republikën Çeke. Sokol Cikalleshi është dëmtuar në ndeshjen e fundit përballë Ankaraguçu.

Në deklaratën për shtyp nga klubi i Koniasporit, theksohet se pas ekzaminimeve që i janë bërë sulmuesit nga Kavaja, u konstatua një dëmtim i shkallës së dytë, në kofshën e djathtë.

Siç mësohet, rikuperimi i tij kërkon të paktën 2 apo 3 javë. Ende nuk dihet nëse sulmuesi do të jetë pjesë e kuqezinjve në duelin e rëndësishëm që Shqipëria ka ndaj Republikës Çeke, më 12 tetor, një ndeshje që mund të vendosë kualifikimin në Europianin e 2024. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos