Inter Miami dëshiron edhe Luka Modric

Nga A2 CNN
25 Shtator 2023, 14:50 | Sporte të tjera
Inter Miami dëshiron edhe Luka Modric

Real Madridi i rinovoi kontratën Luka Modric edhe për një vit, por mesa duket lojtari kroat është i pakënaqur. Ai nuk ka luajtur në 2 ndeshjet e para të Realit në Ligë dhe mediat spanjolle raportojnë se Modric i ka kërkuar agjentit të tij që t’i gjejë një ekip.

Kërkimet kanë nisur, e mesa duket 38-vjeçari nga kundërshtar, do të jetë një shok ekipi me Lionel Messin në Inter Miami.

Siç dihej tashmë, superylli kroat 38-vjeçar refuzoi interesimin e Al Nasr dhe preferoi të qëndrojë në Madrid, ku tashmë mbush 12 vite që nga transferimi i tij nga Tottenham në “Santiago Bernabéu”.

Me 23 trofe gjithsej, përfshirë pesë Champions League, tre La Liga dhe dy Kupa të Spanjës, mesfushori me përvojë ka bërë historinë e tij me fanellën e “Los Blancos”, duke bërë 488 paraqitje zyrtare deri më tani dhe nuk ka ndërmend të ndalet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos