Kryepeshkopi Teodosije viziton manastirin ku u fshehën terroristët, dioqeza: Asnjë pikë gjak në muret tona

Nga A2 CNN
25 Shtator 2023, 19:05 | Kosova
Kryepeshkopi Teodosije viziton manastirin ku u fshehën terroristët,

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit, përmes një postimi në rrjetet sociale informoni se kryepeshkopi Teodosije vizitoi Manastirin e Banjskës, i cili ditën e diel mori vëmendjen e të gjithë botës, pas strehimit të një grupi terroristësh të armatosur serbë që vranë një oficer të policisë së Kosovës.

Igumeni Danilo e informoi kryepeshkopin për zhvillimet e rënda, mes të tjerash dhe për hetimet e kryera nga Policia e Kosovës dhe EULEX brenda territorit të manastirit.

Në njoftimin e publikuar nga dioqeza shkruhet se brenda mureve të manastirit nuk u gjet asgjë e jashtëligjshme, po ashtu asnjë pikë gjaku nga serbët që u vranë nga policia e Kosovës.

“Gjatë ditës, EULEX-i dhe policia e Kosovës kanë arritur në manastir për të kryer një hetim. Brenda ndërtesave të manastirit, të cilat janë brenda mureve dhe kanë qenë të mbyllura gjatë incidenteve, EULEX-i dhe policia nuk gjetën ndonjë gjë të jashtëligjshme. Në dy zona të oborrit të manastirit u zbuluan armë zjarri, antiplumb dhe pajisje të tjera ushtarake që u hodhën nga personat e armatosur gjatë tërheqjes. E rëndësishme është se në manastir nuk u gjetën gjurmë gjaku dhe gjatë gjithë ngjarjeve, brenda mureve të manastirit nuk pati viktima”, shkruhet mes të tjerash.

Dioqeza sqaron se ky reagim vjen pas publikimit të dhjetëra lajmeve të rreme në rrjetet sociale teksa sqaron se Kisha mbetet e përkushtuar që të gjitha çështjet të zgjidhen me dialog. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos