Mbahet takimi i Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2025, 19:22 | Politikë

Mbahet takimi i Ramës me deputetët e Tiranës në selinë

Në selinë e Partisë Socialiste po mbahet mbledhja e shtabit të Tiranës, që përfshin deputetët dhe ish-deputetë të qarkut, që kanë kontribuar në fushatë.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se mbledhja është thirrur me urgjencë nga kryeministri Rama.

Nuk dihet ende qëllimi i takimit, por mendohet se do të diskutohet rreth vendimit të Kushtetueses për rikthimin në detyrë të ish-kryebashkiakut Erion Veliaj, që ndodhet në institucionin e paraburgimit të Durrësit.

Kujtojmë se Kushtetuesja rrëzoi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme lokale në Tiranë dhe la Veliajn në krye të kësaj Bashkie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos